Xherdan Shaqiri flet pas eliminimit: Nuk ka asgjë më brutale 

Futboll

Xherdan Shaqiri flet pas eliminimit: Nuk ka asgjë më brutale 

Nga: K.Goca Më: 6 korrik 2024 Në ora: 21:16
Murat Yakin e Xherdan Shaqiri

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, e ka përjetuar rëndë eliminimin në çerekfinale nga Kampionati Evropian .

Zvicra është eliminuar me penallti me rezultat 5:3 nga Anglia.

Shaqiri është aktivizuar në minutën e 109-të dhe në të 117-të, nga korneri godit bukur por shtylla e majtë ia mohoi golin.
  
“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti.

Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën.

Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur.

Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh.

Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta.

Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mirë. Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne.

Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë.

Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm””, tha Shaqiri për SRF.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat