Mesfushori i Kombëtares shqiptare i sjell 200 mijë euro klubit

Futboll

Mesfushori i Kombëtares shqiptare i sjell 200 mijë euro klubit

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 21:26
Klaus Gjasula

Sipas mediave gjermane, Darmshtadi falë Shqipërisë ka arritur të arkëtojë 200 mijë euro.

Kjo është mundësuar nga bonuset e parashikuara nga UEFA për klubet të cilët kanë lojtarët e tyre në Europian.

Darmshtadi ka përfituar plot 200 mijë euro nga Klaus Gjasula, i cili ishte autor i një goli dhe i një autogoli në “Gjermani 2024”, përkatësisht në ndeshjen e dytë me Kroacinë.

Duket pak ironike, sepse Gjasulës i ka përfunduar aktualisht kontrata dhe ka dalë një lojtar i lirë.

Në Gjermani klubi, i cili ka arkëtuar më shumë nga bonuset e UEFA-s, është Bajerni i Mynihut. Deri më tani rekordmenët e Gjermanisë kanë arkëtuar 3.1 milionë euro falë dhjetë lojtarëve, të cilët janë grumbulluar me kombëtaret respektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat