Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur pas eliminimit nga Kampionati Evropian.
Anglia ishte me fat.
Ndeshja më kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, përfundoi me rezultat 1:1.
Anglezët me penallti shënuan fitore me rezultat 5:3 ndaj Zvicrës.
“E vështirë të thuhen fjalët e duhura për momentin.
Nuk mund ta fajësosh ekipin.
Humbjet si kjo dhembin dy herë më shumë sepse treguam gjëra të mira.
Ky është futbolli, ka vetëm një fitues. Jemi krenar, të gjithë dhanë më të mirën. Kemi shfaqur pasion në këtë turne, edhe kur nuk e kishim topin në posedim.
Por mund të jemi krenar. Të hënën më thanë se kisha lëndim në muskulin aduktor. Por unë doja të luaja dhe kam stërvitur shumë në këtë javë për të qenë i gatshëm. I kam shtrënguar dhëmbët sepse e kisha ndjenjën se ekipi kishte nevojë për mua.
Doja t’u jepja sinjalin se isha i gatshëm për lojë edhe pse kisha dhimbje. Të premten stërvita me ekipin dhe ishte gjithçka në rregull.
Sot nuk arrita që të pasoja topa të gjatë apo të gjuaja në portë. Por gjithçka shkoi mirë. Tani është koha për pushime, pak pushim, dhe të shohim para”, ka thënë Xhaka për SFR.