​Holanda 2:1 Turqia, ky është lojtari i ndeshjes

Futboll

​Holanda 2:1 Turqia, ky është lojtari i ndeshjes

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 23:37
​Holanda 2:1 Turqia, ky është lojtari i ndeshjes

Kombëtarja e Holandës e ka siguruar biletën e fundit të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

Holanda e eliminoi sonte Turqinë, duke e mposhtur në “Olympiastadion” të Berlinit me rezultat të ngushtë 2:1.

Goli nga Stefan De Vrij dhe autogoli nga Mert Muldur mjaftuan për t’i siguruar Holandës një fitore dramatike sonte.

E lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh mbrojtësi Stefan De Vrij. Ai luajti për 90 minuta, duke shënuar një gol dhe duke bërë një ndërhyrje, e po ashtu e rikuperoi topin tri herë. De Vrij arriti shpejtësinë maksimale prej 32.7 km/h ndërsa mbuloi një distancë prej 9.2 kilometrave në fushë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat