Vini Jr nuk shihet më si fitues i Topit të Artë - ka një favorit të ri

Futboll

Vini Jr nuk shihet më si fitues i Topit të Artë - ka një favorit të ri

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 10:53
Vinicius Junior

Kush do ta fitojë Topin e Artë për vitin 2024? Është një nga pyetjet më të shpeshta nga tifozët e futbollit.

Një gjë është e sigurt, çmimi më i vlefshëm individual për futbollistë do të shkoj te skuadra e Real Madridit.

Vinicius Junior ka qenë favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë, por Brazili i tij u eliminua nga Copa America në çerekfinale dhe ai tanimë bije nga podiumi i favoritit.

Një tjetër futbollist i Realit është favorit dhe ai është Jude Bellingham. Mesfushori anglez me Kombëtaren e tij janë në gjysmëfinale të Euro 2024 dhe kjo e bënë atë favorit për ta fituar çmimin e vlefshëm.

Në rast se Anglia triumfon në Euro 2024, atëherë nuk do të ketë më dyshime se Bellingham do ta fitoj këtë çmim.

Gjithsesi do të varet edhe pjesa tjetër e vitit ku varet se çfarë forme do të shfaqin Bellingham e Vini Jr.

Por për momentin mesfushori anglez ka kaluar në cilësinë e futbollistit favorit për ta fituar Topin e Artë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat