Egzon Sinani është rikthyer sërish te Ballkani.
Pas aventurave te Gjilani dhe Prishtina, qendërmbrojtësi ka vendosur për tu rikthyer në Suharekë.
"Mirë se kthehesh në shtëpi kampion
Tifozë të dashur, kemi kënaqësinë që të ju bëjmë me dije se është rikthyer në folenë e tij, Egzon Sinani.
Një prej protagonistëve të sukseseve të para, vjen sërish në FC Ballkani për t’i ndjekur sukseset e radhës.
Klubi i dëshiron futbollistit suksese, drejt realizimit të objektivave tona të përbashkëta", njofton FC Ballkani.