Futbollistet e KF “Bashkimi 2024″ për herë të parë po marrin pjesë në një turne tradicional të futbollit për femra në Golem të Shqipërisë, që do të mbahet nga java ë ardhshme.
Në këtë turne do të marrin pjesë edhe disa skuadra nga Kosova dhe Shqipëria
Për ekipin e KF Bashkimi 2024”, që kur ështe themeluar si klub për femra, është hera e parë që do të marrë pjesë në këso gara.
Lidhur me këtë turne, trajneri, Mustafa Isufi, thotë se do të jetë një përvojë e mirë për vashat kumanovare.
“Pjesëmarrja e klubit tonë ‘Bashkimi 2024’, gjegjësisht vashave kumanovare në turneun e Golemit në Shqipëri, do të jetë e mirëseardhur dhe një eksperiencë për klubin. Përballja dhe përvoja që do të marrim, vetëm se do ta na kalisin edhe më shumë në kultivimin dhe motivimin e futbollit te femrat”, thotë Mustafa Isufi, trajner i KF “Bashkimi 2024”.