Turqia mbrëmë u eliminua nga Evropiani ‘Gjermani 2024’ pas humbjes nga Holanda (2-1).
Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka thënë se është i trishtuar me humbjen, por sipas tij, lojtarët e Turqisë duhet të jenë krenarë për atë që treguan në EURO 2024.
“Jemi të trishtuar më rezultatin, por lojtarët e mi duhet të jenë krenarë për atë që treguan në Gjermani”, ka thënë Montella.
“Ata u përshtatën në mënyrë të mrekullueshme me sistemin e lojës dhe bënë më të mirën gjatë gjithë këtij Kampionati Evropian. Ata ishin të përsosur”, ka theksuar strategu turk.