Laporte: Goli i pësuar në minutën e 89-të na tronditi shumë

Futboll

Laporte: Goli i pësuar në minutën e 89-të na tronditi shumë

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 13:17
Pamje nga një ndeshje

Spanja ka mundur Gjermaninë 2-1 dhe ka siguruar një vend për në gjysmëfinalet e “Euro 2024”-ës.

Por jo gjithçka ka qenë e lehtë si herët e tjera për “La Roja”-n. Këtë e ka theksuar mbrojtësi Ajmerik Laporte pas takimit, duke theksuar se momenti më delikat ishte pësimi i golit në minutën e 89-të që rrezikoi të kthente botën përmbys për ekipin e De la Fuentes.

“Goli i pësuar në minutën e 89-të na tronditi shumë. Rrezikuam jo pak të humbisnim mendjen.

Por gjëja e mirë është se ne ditëm të luanim mjaft mirë në kohën shtesë, veçanërisht në të dytën.

Duhet të përgëzojmë lojtarët e ardhur nga stoli që i dhanë drejtim ndeshjen. Kishim nevojë për freski. Jemi të lumtur, tani të shohim përpara”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat