Mungesë arbitrash, UEFA-s i duhen 40 mijë!

Futboll

Mungesë arbitrash, UEFA-s i duhen 40 mijë!

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 14:56
Ronaldo - majtas

Mungesë arbitrash, UEFA-s i duhen 40 mijë!

Përballë rritjes së numrit të ndeshjeve në vitet e fundit, UEFA njoftoi se po kërkonte 40,000 arbitra.

Qeveria e futbollit e komunikoi këtë të premte nisjen e një fushate rekrutimi e cila synon shtimin e “këmishëve të zeza”.

“Aktualisht nevoja është për rreth 277,000 zyrtarë në futbollin europian, por mungojnë rreth 40,000 gjyqtarë për të pasur mjaftueshëm në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e lojës në nivel lokal.

Kjo është arsyeja pse UEFA ka vendosur të investojë në një program që ndihmon federatat e ndryshme të rekrutojnë dhe mbajnë gjyqtarë të rinj duke e parë këtë lëvizje si thelbësore për futbollin në Kontinentin e vjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat