Top ylli i Barcelonës do mungojë në ndeshjet e para të sezonit

Futboll

Top ylli i Barcelonës do mungojë në ndeshjet e para të sezonit

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 15:17
Barcelona

Barcelona nuk po ka aspak fat kur bie puna tek lëndimet.

Të premten, Pedri pësoi një lëndim në gju duke luajtur për Spanjën, që do ta mbajë atë jashtë fushave për një muaj, ndërsa fat edhe më i keq tani e ka përcjellur Ronald Araujon.

Araujo pësoi një lëndim të muskujve hamstring duke luajtur për Uruguain në çerekfinale të Copa America ndaj Brazilit.

25-vjeçari u largua na fusha në lot, duke hedhur dyshime për një lëndim serioz.

Fatkeqësisht, kjo ishte e vërtetë, pasi Javi Miguel ka raportuar se Araujo do të jetë jashtë fushave për 6-8 javë.

Kjo do të thotë se reprezentuesi uruguaian do ta humbasë startin e sezonit 2024/2025 dhe mund të mbetet jashtë fushave deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat