Gjyqtari slloven do të gjykojë sfidën Spanjë - Francë

Futboll

Gjyqtari slloven do të gjykojë sfidën Spanjë - Francë

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 15:25
Slavko Vinçiç

Gjyqtari slloven do të gjykojë sfidën Spanjë - Francë!

UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të arbitrojnë ndeshjen Spanjë-Francë, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024.

Sfida Spanjë-Francë i është besuar gjyqtarit slloven Slavko Vinçiç.

Nga Sllovenia janë edhe ndihmësit e kryesorit, anësorët Tomazh Klančnik dhe Andraç Kovaçiç.

Gjyqtar i katërt është sllovaku Ivan Kruzhliak, ndërsa në VAR slloveni Nejc Kajtazoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat