Emri i Roberto De Zerbit u lidh me klube të ndryshme, por tekniku i talentuar italian përfundoi te Marseille, i vetmi klub francez që ka fituar Champions League.
Ëndrra e madhe e tifozëve është rikthimi te titulli kampion, trofe që u mungon prej vitit 2010. Dhe De Zerbi do të bëjë të pamundurën për të rrëzuar PSG-në nga froni.
“Nëse nuk do të më kishte mbërritur një ofertë që më stimulonte, do të kisha qëndruar një vit pushim. Pata kontakte me skuadra të rëndësishme, por për arsye të ndryshme nuk u arrit marrëveshja.
Marseille? Ky vend më ka magjepsur gjithmonë. Kur kam qenë i vogël admiroja lojtarë të mëdhenj si Rudi Voller dhe Chris Waddle.
Tifozët e Marseilles janë të ngrohtë, të zjarrtë dhe shumë të pasionuar. Njësoj jam edhe unë.
Objektivi im është të rikthej klubin në Europë dhe t’i jap fund dominimit të PSG-së në kampionat”, u shpreh 45-vjeçari nga Brescia.
Franca do të jetë kampionati i katërt ku do të punojë pas aventurave në Itali (Sassuolo, Benevento, Palermo, Foggia), Ukrainë (Shakhtar Donetsk) dhe Angli (Brighton).