Endrick: Tani do mendoj për Realin

Futboll

Endrick: Tani do mendoj për Realin

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 19:33
Endrick

“Tani është shumë e vështirë të flas për këtë, sepse për fat të keq u eliminuam nga Copa America, por tani mendja ime është në Madrid"

Brazili paguan mungesën e Vinicius Jr dhe del nga Copa America 2024, duke i lënë vendin Uruguait të Marcelo Bielsa, i cili tani synon të jetë rivali i vërtetë i madh i Argjentinës për fitoren përfundimtare të turneut. Ndeshja mes dy kombëtareve u zhvillua gjatë natës dhe pa Selecaon të gabojë me penallti pas barazimit 0-0.

Në fund të ndeshjes, ylli Endrick u ndal për të folur me mikrofonat e Marca, një gazetë spanjolle e cila e pyeti nëse ai tani mund të fokusohet në aventurën e tij të ardhshme të madhe, me Real Madridin që e pret. Endrick e nisi duke folur për zhgënjimin për shkak të eliminimit: “E di që është e vështirë të pranohet eliminimi i vendit tonë në çerekfinale, por shpresoj që njerëzit të jenë pranë nesh edhe në të ardhmen”, tha ai, me fjalë të një drejtuesi dhe jo si një 17 vjeçar.

Në lidhje me Blancos: "Po, tashmë po mendoj për Real Madridin. Tani është shumë e vështirë të flas për këtë, sepse për fat të keq u eliminuam nga Copa America, por tani mendja ime është në Madrid".

Në Spanjë do të takohet me Valverden, një kundërshtar në kombëtare: "Valverde është një lojtar i madh, një fenomen, një djalë që jep gjithçka për ekipin. Unë e vlerësoj atë që tha për mua në gazeta".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat