Legjenda e futbollit, Mensur Nexhipi, ka treguar se kush ia la nofkën Zhires.
Ish futbollisti i Trepçës dhe gjeneratës së artë të Prishtinës, ka treguar një detaj interesant.
“Një simpatizues nga Bosnja që kishte ardhur me shikuar ndeshjen, edhe më ka lënë nofkën Zhires.
Zhires ishte emër i madh i futbollit francez në ato kohëra”, thotë Nexhipi për emisionin “Goli i europianit” në “Open.tv”.
“S'ka pas ndeshje që si kam dhënë gol Zvezdës, pastaj Dinamos, Rijekës Velezhit, Zhelezniçarit”, tha më tej Nexhipi.