Përforcim nga Premier League për Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman kanë arritur marrëveshjen me Crystal Palacen për blerjen e Michael Olise.
22-vjeçari francez i lindur në Londër, aktivizohet si sulmues i djathtë. Por bën shumë mirë edhe rolin e mesfushorit të avancuar.
Olise ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “gjigantin” gjerman, që i siguron trajnerit Vincent Kompany një përforcim me vlera në ofensivë.
60 mln paund kanë shpenzuar bavarezët për shërbimet e lojtarit anglez, aq sa ishte edhe klauzola e shitjes së tij.
“Bisedimet ishin shumë pozitive dhe jam shumë i lumtur që do të luaj për një klub kaq të madh sa Bayerni. Sfidë e madhe për mua, por pikërisht këtë kërkoja.
Dua të dëshmoj veten në nivele të larta dhe të luaj rolin tim për të siguruar fitimin e sa më shumë titujve me ekipin në vitet e ardhshme”, u shpreh lojtari gjatë prezantimit