Emri i Alvaro Moratës është lidhur së fundmi me Milanin, por dëshira e sulmuesit spanjoll është të vijojë aventurën me Atleticon e Madridit. Klub me të cilin ka kontratë deri në 2026.
“Dëshira e zemrës sime është të qëndroj tek Atletico, por ka raste kur është e ndërlikuar për mua të jem në Spanjë.
Gjithsesi, uroj që rrugëtimi im në Euro 2024 të vazhdojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Rëndësi ka të argëtohem.
E ardhmja? Varet, varet sesi do të shkojnë gjërat, por mendoj se në fundin e Europianit do të marr vendimin final. Për momentin jam i përqendruar 100 te Kombëtarja.
Dua të qëndrojë sa më i qetë, por në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, theksoi kapiteni i Spanjës.
Sulmuesi 31-vjeçar e njeh mirë Serie A, pasi u aktivizua për 4 sezone me bardhezinjtë e Juventusit. Aventura të ndara në dy periudha të ndryshme.