Liridon Latifi i cili në vitin 2014 u largua nga Prishtina në drejtim të Skënderbeut, tashmë sulmuesi i krahut mund të rikthehet te qyteti i tij i lindjes.
30 vjeçari është futbollist i Tiranës, dhe Prishtina po punon që të transferoj në kryeqytet një super sulmues si Latifi.
Latifi ka bërë karrierë në Evropë te Puskas, Sheriff, më pas te Vllaznia e tani më pjesë e Tiranës.
Në Kosovë ishte pjesë e Flamurtarit dhe Prishtinës, ku tashmë po pritet dhe rikthimi i tij.
Bardhekaltërit janë duke punuar fuqishëm në merkato, për të rikthyer ditët e lavdisë në kryeqytet.