Negociatat mes Stefano Pioli-t dhe Al-Ittihad kanë ngecur dhe shkak është bërë ylli i ekipit arab, Karim Benzema.
Trajneri italian prej kohësh kishte nisur negociatat në klubin nga Arabia Saudite, por në fund palët nuk ia dolën që të firmosnin bashkëpunimin ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.
Përgjegjës kryesor për këtë ngërç është bërë Benzema, me francezi që raportohet se ka ngulur këmbë që drejtimin e ekipit ta marrë bashkëkombësi i tij Christophe Galtier, me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer.
Një situatë shumë delikate, pasi si presidenti i Al-Itthad Loay Nazer ashtu edhe drejtori sportiv Ramon Planes kishin zgjedhur Pioli-n.
Ndërkohë ylli i ekipit ka bërë që në klub të ketë përplasje, duke qenë se drejtuesit nuk e duan Galtier dhe tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë fundi i kësaj historie.