Ilas Çilafi rikthehet te Besa e Dobërdollit!

Futboll

Ilas Çilafi rikthehet te Besa e Dobërdollit!

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 23:36
Ilas Çilafi

Ilas Çilafi shumë shpejtë pritet të vendos për të ardhmen e tij, pasi sot kishte ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e AP Brera nga Strumica.

I njëjti kësaj skuadre iu bashkua shkurtin e këtij viti, duke u paraqitur në vetëm 9 ndeshje.

Pikërisht edhe minutazhi i vogël te AP Brera kanë bërë që Iljasi të ndërpresë bashkëpunimin me këtë skuadër, ndërsa “infOSport.mk bën me dije si mbrojtësi i krahut të majtë me shumë gjasa do të veshë fanellën e Besës së Dobërdollit, edhe pse interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe skuadra e Bregallnicës nga Shtipi.

Ilas Çilafi edhe në të kaluarën kishte mbajtur veshur fanellën e skuadrës nga Dobërdolli, ashtu që ambientimin nuk do të duhet ta ketë problem te kjo skuadër, që është në kërkim të një majtisti mbrojtës, pas largimit të kolumbianit, Alexander Borja.

Ditët në vijim do të vendosin edhe për të ardhmen e Ilas Çilafit, i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Gostivarin, Shkëndijën e Tetovës, Teteksin, Struga Trim Lum, Voska Sport dhe Detonit Plaçkovica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat