Tikveshi, skuadër kjo që për herë të parë në historikun e saj do të prezantojë Maqedoninë në garat europiane, ishte shumë aktiv në merkaton e kësaj vere, teksa së fundmi kjo skuadër ka bërë për vete edhe talentin shqiptarë nga Velesi, Muhamet Ahmeti,.
Ahmeti është vetëm 18-vjeçar, ndërsa edhe ai si shumica e lojtarëve të rinj nga Velesi, hapat e parë i kishte bërë te skuadra e qytetit, FK Borec.
“Fillimisht më vjen mirë që ju si media, si infosport.mk, keni vendosur të shkruani për mua, pasi sinqerisht neve shqiptarët e kësaj ane (Velesit) jemi disi të haruar thuajse në të gjitha sferat.
Edhe përkundër kushteve të vështira që kam pasur, unë asnjëherë nuk jam dorëzuar, edhe pse kam pasur problem edhe gjuhën, sidomos kur isha i ri, mirëpo falë përkrahjes së familjes time dhe rrethit më të ngushtë, unë gjithnjë kam gjetur forcë për të vazhduar dhe për të punuar pa ndërprerë.
Si duket tashmë puna ime ka dhënë frytin e parë, pasi realisht ishin vetë drejtuesit e Tikveshit që më kontaktuan dhe që më ofruan kontratë” – u shpreh Ahmeti.