Kombëtarja e Zvicrës është kthyer në shtëpi.
Fati sportiv ia mohoi që të futet në histori, të jetë në mesin e katër kombëtareve më të mira evropiane.
Anglia e ka eliminuar Zvicrën me penallti me rezultat 5:3, ndërsa ndeshja në kohën e rregull dhe pas vazhdimeve përfundoi baras 1:1.
Zvicra është pritur nga mijëra njerëz në Zurich.
Futbollisti Xherdan Shaqiri ka dhënë një deklaratë të fortë.
“Të gjithë ishin të uritur për suksese.
Ka shumë lojtarë të rinj që kanë avancuar shumë.
Ne nuk jemi më Zvicra e vogël.
Kemi treguar edhe një herë tjetër se mund të përballemi me ekipe të mëdha”, tha Shaqiri.