Varane e mbyll me United, “ylli” francez gati t’i rikthehet “dashurisë së vjetër”

Futboll

Varane e mbyll me United, “ylli” francez gati t’i rikthehet “dashurisë së vjetër”

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 14:35
Raphael Varane

Pasi mbylli aventurën 3-vjeçare me Manchester United tashmë, qendërmbrojtësi, Raphael Varane është kërkim të një aventure tjetër, me francezin që u transferua të “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Real Madrid për shumën e 42 milionë paundëve, por me problemet e shumta fizike, klubi vendosi të mos rinovojë me 31-vjeçarin.

Varane, tashmë ka nisur të mendojë për aventurën e radhës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, lojtari ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Francë te klubi i Lens, pjesë e të cilit ka qenë edhe përgjatë sezonit 2010-2011, teksa kujtojmë se Varane është rritur te Lens pasi ka qenë pjesë edhe e të rinjve të këtij klubi nga viti 2002 deri në vitin 2010.

Skuadra e Lens zuri këtë sezon vendin e shtatë në Ligue 1 teksa ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Evropës, më konkretisht në fazën kualifikuese të UEFA Conference League, aty ku Varane do t’i bënte shumë punë ekipit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat