Egnatia “zyrtarizon” në UEFA largimin e sulmuesit titullar, e lë jashtë listës për ndeshjet e Champions

Futboll

Egnatia “zyrtarizon” në UEFA largimin e sulmuesit titullar, e lë jashtë listës për ndeshjet e Champions

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Egnatia luan këtë të mërkurë për herë të parë në historinë e vet në Ligën e Kampioneve. Klubi rrogozhinas, pas triumfit në Superiore në edicionin e kaluar, do të përballet me Borac Banja Luka të mërkurën në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të turneut.

Rrogozhinasit kanë bërë ndërhyrje gjatë merkatos pothuajse në çdo repart dhe të gjithë emrat e afruar së fundmi janë përfshirë në listën zyrtare që i është dërguar UEFA-s për pjesëmarrjen në turin e parë të turneut.

Njëkohësisht, është e qartë se rrogozhinasit nuk presin më t’u kthehet sulmuesin Jurguens Montenegro. Ky i fundit nuk është paraqitur në fazën përgatitore me klubin kampion të Superiores dhe për këtë arsye, Egnatia e ka lënë jashtë listës së Champiosn, duke bërë fakt të kryer largimin e tij nga radhët e klubit.

LISTA E EGNATIAS NË UEFA

PORTIERË

Alen Sherri, Ilir Dabjani

MBROJTËS

Amer Duka, Fransua Andre Dulis, Zamig Alijev, Renato Malota, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Rezart Rama, Abdurraman Fangaj

MESFUSHORË

Albano Aleksi, Sebastjan Spahiu, Regi Lushkja, Arbin Zejnullai, Alesandro Ahmetaj, Melih İbrahimoglu, Redi Kasa

SULMUES

Sumaila Bakajoko, Lorunjon Henri Zhoel Duku, Juzas Lubas, Mario Gjata

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat