Mungonte prej ditësh në stërvitje me Teutën

Futboll

Mungonte prej ditësh në stërvitje me Teutën

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 11:10
Teuta

David Gjinollari tashmë edhe zyrtarisht nuk do të jetë më lojtar i Teutës. Mbrojtësit i përfundoi kontrata me durrsakët dhe palët nuk kanë rinovuar kontratën mes tyre.

25-vjeçari prej ditësh mungonte në stërvitjen e ekipit, teksa ditën e sotme është klubi që e zyrtarizon largimin e tij. Teuta e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e “Djemve të Detit”.

Kujtojmë se lojtari kryeqytetas prej dy vitesh është pjesë e durrsakëve, ku ka luajtur në total 4430 minuta, ku ia ka dalë të shënojë 1 gola dhe të asistojë në një tjetër rast.

Tashmë lojtari është një futbollist i lirë dhe mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat