Tirana është nisur drejt Gjoergjinë me mungesa. Afrimi i kësaj merkatoje nuk ka udhëtuar me ekipin për në Gjeorgji, ku do të përballen ditën e enjte me Torpedo Kutaisin.
Qëndrim Ismajli sipas “RTSH” bëhet me dije se nuk ka udhëtuar me ekipin.
Kjo pasi Gjoergjia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë nuk lejon lojtarin të jetë pjesë e skuadrës.
Kjo ka krijuar përplasje në aeroport, pasi drejtuesit kryeqytetas kanë pretenduar se kanë marrë leje nga Federata Gjeorgjiane e Futbollit për mbrojtësin “dardan”.
Kujtojmë se sfida me ekipin gjeorgjian do të zhvillohet ditën e enjte në orën 19:00 në stadiumin “Stadion Ramaz Shengelia” në Kutais. Ky takim është i vlefshëm për raundin e parë të Conference league.