Samir Sahiti zyrtarisht ka mbyllur karrierën e tij të bujshme, duke njoftuar në rrjetet sociale se nuk do jetë më pjesë e futbollit si futbollist.
Por ish-mbrojtësi tashmë ka një detyrë të re para vetës, e cila ështe me përgjegjsi të madhe.
Sahiti tashmë do jetë ndihmës trajner te skuadra e Trepçës 89, e cila po punon vazhdimisht për të u rikthyer në Superligë.
Mitrovicasit nuk arritën këtë vit të siguronin Superligën, ndërsa deri në ndeshjen e fundit luftuar për zonën e ‘Play In’, por në fund Prishtina e Re e zuri vendin e mitrovicasve.