Vllaznia po zhvillon stërvitje intensive për duelin me Valur në Conference League.
Shkodranët ditën e sotme t’u japin fund përgatitjeve në Shkodër.
Kuqeblutë me në krye Thomas Brdaric do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para nisjes për në Islandë. Ekipi do të udhëtojë sot drejt Rejklavik, ku ditën e enjte do të luajë me Valur në orën 21:00.
“Futbollistët kuqeblu kanë zhvilluar sot seancën e rradhës dhe nesër do të kenë edhe një të fundit përpara nisjes për në Rejklavik ku të enjten do të luajnë ndeshjen e parë ndaj kundërshtarëve të Valur, e vlefshme për turin e parë eliminator të "UEFA Conference League".