Klubi i Serie A i bën ofertë Rubin Kazanit për Dakun

Futboll

Klubi i Serie A i bën ofertë Rubin Kazanit për Dakun

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 11:38
Daku

Klubi italian Cagliari ka bërë një ofertë në drejtim të Rubin Kazanit për transferimin e sulmuesit shqiptar, Mirlind Daku, raporton Match TV.

Daku u transferua te Rubini nga klubi kroat Osijek në korrik të vitit 2023.

Kontrata e tij me klubin nga Rusia është e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2026.

Sipas informacioneve të Match TV, Rubin Kazani ende nuk ka përgjigjur ndaj ofertës së klubit italian.

Në sezonin e kaluar, 26-vjeçari luajti 33 ndeshje për Rubinin, ku shënoi 10 gola dhe bëri katër asistime.

Sezoni i ri i Premier Ligës ruse fillon më 20 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat