Tri gjyqtarët ende në garë për finalen e Europianit, një polak favoriti kryesor

Futboll

Tri gjyqtarët ende në garë për finalen e Europianit, një polak favoriti kryesor

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Më 14 korrik, në stadiumin olimpik të Berlinit do të luhet finalja e madhe e Euro 2024. Sipas mediave italiane, tri janë gjyqtarët e mbetur në garë për të gjykuar këtë ndeshje të madhe: Anglezi Michael Oliver, polaku Szymon Marciniak dhe italiani Daniele Orsato.

Asgjë nuk është konfirmuar ende se cili do të gjykojë këtë ndeshje, por gjithçka do të varet edhe nga ekipet që do të shkojë në finale. Pas polemikave që lindën me gjyqtarin anglez Anthony Taylor në ndeshjen Gjermani-Spanjë, drejtuesi i gjyqtarëve në UEFA, Rosetti, do të duhet të mendojë më me kujdes për përzgjedhjen e arbitrit për finalen e Berlinit.

Gjyqarët e gjysmëfinales thuajse janë të eliminuar nga gara për të gjykuar në finale. Orsato dhe Oliver u zgjodhën për çerekfinale, ndërsa Marciniak jo.

Prandaj, zgjedhja e Rosetti mund të orientohet drejt menaxhimit optimal të energjisë në funksion të finales më 14 korrik.

Në të njëjtën kohë, nuk mund të anashkalohet edhe fati i kombëtares angleze.

Nëse kombëtarja e Southgate do të arrinte të mposhtte Holandën, do t’i mbyllnin dyert për bashkatdhetarin Oliver. Për italianin Orsato thuhet se është kthyer në Itali, ndaj favoriti mbetet polaku Marciniak, 43 vjeç.

Ai gjykoi edhe finalen e Kupës së botës Francë-Argjentinë dy vite më parë, finalen e Champions League 2023 mes Manchester City e Inter. Ndërkohë që, këtë vit është shpallur si gjyqtari më i mirë në botë. Ai gjykon nën stemën e FIFA-s që prej vitit 2011.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat