Shkëlqimi i Manajt në Turqi

Futboll

Shkëlqimi i Manajt në Turqi

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 12:19
Rei Manaj

Rei Manaj la pas sezonin më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar u rendit i treti në listën e golashënuesëve më të mirë të kampionatit turk, teksa dy lojtarët që shënuan më shumë se ai ishin Ikardi dhe Xheko.

Sigurisht që një sezon i tillë, shtuar edhe pjesëmarrjen në EURO 2024, e kanë vënë Manajn në qendër të merkatos.

Gazetari Rudi Galeti zbulon se Damac-i ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Sivasspor-it. Klubi arab po punon për të transferuar 27-vjeçarin, megjithëse ende nuk ka marrë një përgjigje.

Mbetet për t’u parë nëse ky sezon i jashtëzonshëm do të jetë një trampolinë për një karrierë më të mirë në Europë, apo për të shtuar sa më tepër të ardhurat në llogarinë bankare të Manajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat