Jurguens Montenegro nuk është përfshirë në listën e Egnatias për ndeshjet e turit të parë të Champions League ndaj Borci Banjalluka.
Sulmuesi nga Costa Rica nuk është paraqitur në stërvitje që pas mbylljes së kampionatit dhe as drejtuesit nuk e kanë vendosur emrin e tij në listën e dorëzuar në UEFA.
Montenegro shënoi 5 gola në 19 ndeshje me Egnatian duke e ndihmuar në fitimin e titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, por nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjet me kampionët e Bosnjës.
Montenegro konsiderohej si një lojtar i rëndësishëm, por për momentin e ardhmja e tij mbetet pezull, teksa gjasat janë që ai të mos jetë më pjesë e skuadrës nga Rrogozhina.
Po ashtu pjesë e listës nuk është dhe sulmuesi tjetër Juba Drame, i cili edhe pse ka qenë pjesë e skuadrës nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve. Gjithesi, mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me francezin, i cili me gjasa mund t’i shtohet listës së largimeve.