Dani Olmo: Kujdes, nuk është vetëm Mbape

Futboll

Dani Olmo: Kujdes, nuk është vetëm Mbape

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 14:43
Dani Olmo

Mesfushori i kombëtares spanjolle, Dani Olmo ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo” duke folur për takimin e sotëm gjysmëfinal kundër Spanjës. Ylli i Lajpcigut në Gjermani ka paralajmëruar ekipin e tij të bëjë kujdes jo vetëm nga Mbappe, por dhe nga të tjerë elementë cilësorë të Francës.

“Të gjithë duhet ta pranojmë se Kilië Mbape është një lojtar i shkëlqyer dhe një lojtar që bën diferencën në fushë. Por nëse kufizohemi vetëm te Mbape do të bënim një gabim të madh me Francën.

Ata janë një ekip shumë i mirë dhe nëse kanë arritur në gjysmëfinale është me meritë e saj dhe pa asnjë surprizë.

Ne e dimë se çfarë mund të bëjnë futbollistët e tyre. Duhet të shikoni cilësinë teknike individuale të lojtarëve më lart, por në përgjithësi mendoj se duhet të fokusohemi në atë që bëjmë”, tha Olmo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat