Tjetër përforcim në mbrojtje

Futboll

Tjetër përforcim në mbrojtje

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 16:30
Antonio Marku

Teuta ka nisur me përforcimet..

Drejtuesit rikthyer në ekip Ardit Peposhin.

Pas 30-vjeçarit tashmë kanë zyrtarizuar një tjetër afrim po në repartin e mbrojtjes.

Antonio Marku është lojtari më i ri që i bashkohet durrsakëve.

Mbrojtësi vjen nga Suhareka dhe tashmë i është bashkuar ekipit në Durrës për të vazhduar me përgatitjet për sezonin e ri.

“Mirësevjen Antonio Marku!.

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Antonio Marku është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Suharekës në sezonin e fundit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Marku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025”, shkruan klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat