Skuadra e Shkëndijes së Tetovës do të qëndrojë në Stamboll ku do të zhvillojë seancë stërvitore, ndërsa pas një pushimi ekipi udhëton drejt Yerevanit ku të enjten përballemi me FC Noah.
Shkëndija të hënën zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Tetovë, duke u përgatitur me intensitet për sfidat e ardhshme ndërkombëtare. Sot, ekipi ynë udhëton drejt Turqisë, ku do të qëndrojmë në Stamboll dhe atje do të zhvillojmë një seancë stërvitore.
"Më tej, të mërkurën ekipi ynë do të vendoset në Yerevan të Armenisë ku do të mbajmë seancën zyrtare stërvitore dhe konferencën zyrtare për shtyp.
Këto aktivitete janë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë eliminatore të UEFA Conference League, ku të enjten do të përballemi me FC Noah nga Armenia.
Me ekipin drejt Armenisë nuk kanë udhëtuar Ibrahim Alhassan Adamu (vonesë e dokumentacionit për paisje me leje qëndrimi) dhe Daouda Karamoko Bamba (Rikuperim).
Skuadra duket e përkushtuar për të arritur rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme", njofton Shkëndija.