Nesër në Sllovaki, kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, do të nisë garat evropiane.
Struga TL do të ndeshet (19.00) me Sllovanin në kuadër të ndeshjes së parë të xhiros së parë kualifikuese në Champions League.
Drejtori sportiv i Strugës, Besart Isaku, ka folur për mediumin maqedonas “SportSport” para takimit të nesërm me Sllovanin.
“Është e qartë se ndaj nesh e kemi një kundërshtar të fortë. Ne e respektojmë plotësisht Sllovanin.
Unë thashë se e respektojmë Sllovanin, megjithatë jemi kampionë dhe kemi diçka për të treguar në këtë dyluftim.
Pres një paraqitje të mirë nga skuadra jonë, të cilën kemi arritur ta përforcojmë dukshëm këtë verë dhe uroj një rezultat të mirë para ndeshjes së dytë në Ohër”, tha mes të tjera Isaku.