Skuadra serbe kërkon kujdes ndaj kampionit shqiptar 

Futboll

Skuadra serbe kërkon kujdes ndaj kampionit shqiptar 

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2024 Në ora: 19:15
Skuadra e Borcit

Futbollistët e Borcit të Banjallukës do të ndeshen me kampionin e Shqipërisë, Egnatia nga Rrogozhina.

Ndeshja luhet nesër në Banjallukë të Bosnjës, nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së parë të kualifikueseve për Champions League.  

Skuadra serbe i druhet kampionit shqiptar.

“Klubi u ka kërkuar tifozëve që të mos hedhin objekte në fushë dhe të mos përdorin mjete piroteknike.

Ata theksuan se përdorimi i dronëve është rreptësishtë i ndaluar, dhe çdo shkelje e rregullave i nënshtrohet sanksioneve të rrepta të UEFA-s me pezullimin e mundshëm të një pjese të tribunave apo të gjithë stadiumit për ndeshjet e ardhshme evropiane.

Borci u bëri thirrje tifozëve që të brohorasin për sport dhe me zemër, pa diskriminim në baza racore dhe kombëtare”, shkruan mediumi “Monda.ba”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat