Përforcimi më i ri i Suharekës është futbollisti Argtim Ismaili.
Suheraka ka ndërmend të përforcohet sa më shumë dhe në çdo repart të ketë sa më shumë konkurrencë.
“Kemi arritur marrëveshje transferimi me mesfushorin Argtim Ismaili i cili bashkohet me klubin tonë.
Ismaili i lindur në Maqedoni por i rritur në Zvicër ishte pjesë e disa skuadrave Zvicerane duke fituar përvojën e duhur si futbollist i ekipeve si ; Brühl SG, FC Winkeln, St.Gallen, FC Wil, e së fundmi GC Zurich.
Djaloshi nga Kumanova pritet të jetë një armë e fortë e mesfushës tonë me performancën e kualitetin e tij”, njofton Suhareka.