Dembele “i patrembur”

Futboll

Dembele “i patrembur”

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 19:45
Dembele

Franca nuk ishte kualifikuar nëpërmjet penalltive në një raund me eliminim që nga viti 1998.

Përveç presionit, lojtarët kishin mbi supe edhe peshën e kësaj të shkuare të rëndë.

E kush më shumë mund ta ketë ndjerë presionin se sa goditës i parë.

Ndaj Portugalisë ai ishte Usman Dembele që atë sfidë e kishte nisur nga stoli. Ka qenë vetë anësori i PSG-së që për sajtin zyrtar të Federatës franceze ka zbuluar:

“Nuk e dija statistikën në lidhje me penalltitë.

Nuk kishim folur mes nesh. Por kishim aq shumë besim te vetja dhe kishim punuar në stërvitje.

Edhe finalja që humbëm në Katar na ndihmoi të ishim të qetë dhe të gjithë ia dolëm me sukses. Unë dola vullnetar për të goditur i pari”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat