Pak njerëz e njohin futbollin francez dhe atë spanjoll më mirë se Luis Fernandez.
Ish-lojtari i Francës dhe ish-trajner i skuadrave si Bilbao, Espanjoli dhe Betisi, analizoi për “Marca”, gjysmëfinalen mes Spanjës dhe Francës sonte në mbrëmje. Fokusi i tij ishte Kilië Mbape dhe rendimenti i dobët i kapitenit të “Gjelave” në këtë Europian.
“Ai nuk është në momentin e tij më të mirë të formës, por duke qenë se do të shkojë në Spanjë sezonin e ardhshëm, ai do të dëshirojë të parashikojë ardhjen e tij duke bërë diçka të madhe kundër skuadrës spanjolle. Mendoj se maska e pengon, më duket se po luan me “frena dore”.
Ai nuk është Mbappe që ne njohim”, ka deklaruar Fernandez.