Franca eliminohet

Spanja në finale të Kampionatit Evropian, Lamine Yamal në histori me eurogolin e tij si 16-vjeçar.
Spanja e ka eliminuar Francën duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Një gjysmëfinale e zjarrtë në stadiumin “Allianz – Arena” në Munih.
Një fitore me përmbysje e Spanjës dhe kualifikim në finalen e madhe.
Yamal ka treguar mjeshtrit e tij veçmas me golin që ka realizuar në minutën e 21-të duke ngritur në këmbë tërë stadiumin.
Në minutën e 5-të, Yamal harkoi për mrekulli por Ruiz me kokë gjuajti mbi portë.
Spanja - Franca 2:1
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih,
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Shikues: 65.000.
Shënues Yamal (21' ), Dani Olmo (25' - autogol) – Kolo Muani (9').
Kartona të verdhë: Navas, Yamal - Tchouameni, Camavinga..
Spanja: Unai Simon; Jesus Navas (Vivian 58'), Nacho, Laporte, Cucurella; Dani Olmo (Merino 76'), Rodri, Fabian Ruiz; Lamine Yamal (Torres 90+4'), Morata (Oyarzabal 76') dhe Nico Williams (Zubimendi 90+4’).
Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernández; Kante (Griezmann 62'), Tchouameni, Rabiot (Camavinga 62'); Dembele (Giroud 79'), Kolo Muani (Barcola 62') dhe Mbappe.
Në minutën e 9-të, Kolo Muani nga afërsia me kokë shënoi në këndin e majtë, 0:1 për Francën.
Në minutën e 21-të, Lamine Yamal në histori si 16-vjeçar, çoi peshë stadiumin! Eurogoli i tij shtang Francën. Ai shënoi nga rreth 25 metra, topi preku shtyllën e djathtë dhe futet në rrjetë, 1:1.
Në minutën e 25-të, Dani Olmo nga afërsia ka goditur fuqishëm duke shënuar për 2:1.
Në minutën e 86-të, Mbappe u lirua shumë mirë por nga goditja rreth 15 metra shkoi larg mbi portë.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit dhe Spanja me meritë në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes së nesërme (21.00) mes Anglisë dhe Holandës.