Ballkani fiton në Andorra, një hap drejt rrethit të dytë të Champions League

Futboll

Ballkani fiton në Andorra, një hap drejt rrethit të dytë të Champions League

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2024 Në ora: 20:48
Pamje nga ndeshja, penaltlia e Ballkanit

Ballkani i Therandës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Andorra, UE Santa Coloma. 

Ballafaqimi është zhvilluar në stadiumin Andorra la Vella.

Një fitore e madhe për kampionin e Kosovës, për sfidën e kthimit të rrethit të parë të Champions League.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të.

Futbollisti Youssef El Ghazoui nga distanca shënoi për 1:0.

Tre minuta (42’) pa përfunduar pjesa e parë, kampioni i Kosovës ka barazuar rezultatin.

Futbollisti Lindon Emërllahu goditi me mjeshtëri nga penalltia, portieri në të djathtë e topi në të majtën e pjesës së poshtme.

Në minutën e 90-të, Bernard Karrica shënoi për fitoren e madhe. 

Një rezultat shumë i favorshëm për therandasit e trajnerit Ilir Daja, të cilët pas një jave luajnë si vendas

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat