Dy titullarë të tjerë njoftojnë largimi!n
Kukësi duket i shkërmoqur pas rënies në Kategorinë e Parë.
Dy futbollistë të tjerë njoftuan ditën e sotme “divorcin” me klubin verilindor. Bëhet fjalë për mbrojtësin Endrit Reçi dhe mesfusori Plarent Fejzaj.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, të dy ish-futbollistët e Kukësit kanë komunikuar largimin.
Reçi u aktivizua 30 ndeshje në Superiore me verilindorët ku shënoi edhe 2 gola, ndërsa mesfushori 27-vjeçar Fejzaj u aktivizua 36 ndeshje ku realizoi edhe 1 gol.