Tetova në Banjallukë para sfidës me ekipin serb: Do të kënaqesha edhe me barazim

Futboll

Tetova në Banjallukë para sfidës me ekipin serb: Do të kënaqesha edhe me barazim

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2024 Në ora: 22:17
Pamje nga konferenca

Trajneri i Egnatia-s, Edlir Tetova, ka paralajmëruar përplasjen me Borcin e Banjallukës.

Skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia, aktualisht po qëndron në Banjallukë, ku nesër (21.00) do të përballet me ekipin serb

Borcin, në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve për Champions League. 

"Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, e kam ndjekur Borcin në Slloveni sepse ishim afër në përgatitje.

Ata janë shumë të durueshëm në ndërtimin e lojës, por ne do t'u bëjmë rezistencë. Nga ajo që pamë, nuk mundëm që të mësojmë shumë për futbollistët individualisht, por ne e dimë që Borci ka një ekip shumë të mirë në tranzicion

Ndeshja do të jetë vendimtare, jo vetëm për ne, por edhe për skuadrën e Borcit. Ne do të kemi mundësinë të mësojmë disa gjëra për njëri-tjetrin“,  - tha Tetova..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat