Skuadra shqiptare e nisi keq Champions League, mposhtet thellë në Uells

Futboll

Skuadra shqiptare e nisi keq Champions League, mposhtet thellë në Uells

Nga: K.Goca Më: 9 korrik 2024 Në ora: 23:14
Pamje nga ndeshja

Deçiqi nga Tuzi, kampion i Malit të Zi, e ka nisur keq fazën kualifikuese të Champions League.

Skuadra shqiptare ka pësuar humbje të thellë me rezultat 3:0 nga TNS i Uellsit, në ndeshjen e parë të rrethit të paerë. Ndeshja e kthimit luhet të martën e ardhshme në Podgoricë

“Debutimi i Deçiqit në kualifikueset e Champions League ishte makth dhe vetëm sa konfirmoi pafuqinë e klubeve malazeze në skenën evropiane.

TNS - Deçiqi 3:0 (3:0)

Stadion ‘Park hol’. 
Gjyqtar: Bram van Drajs (Belgjika). 
Shënues: Jang (4’ e 28Ç, Dejvis (39’).
Kartona të verdhë: Dejvis, Roberts (TNS), Ujkaj, Matiç.
TNS: Roberts - Danijels, Pask, Bodenham, Dejvis - Klark (67. Holden), Redmond (88. D. Vilijams), Smit - Brobel (88. Bredli), Jang (78. Mekmanus), Dž. Vilijams (78. Bejker).
Deçiqi: Nikiç - Dreshaj, Miliq (73. Sekuloviq), Ujkaj, Malesheviq - Augusto Korea (81. Strikoviq), Bozhanoviq - Stijepoviq (46. Pulejo), Bozhoviq (59. Kajeviq), Mashoviq (46. Gjolaj) - Matiç.

Realiteti është se kampioni i Malit të Zi pësoi një disfatë të rëndë në fushën e kampionit të Uellsit, 3:0 nga TNS dhe tashmë pas ndeshjes së parë bëri një hap të madh prapa në luftën për t'u kualifikuar në raundin e dytë të kualifikuese.

Vetë fillimi paralajmëroi një natë të vështirë për Deçiqin, pasi skuadra e Millorad Pekoviç pësoi gol pas vetëm katër minutash, kur sulmuesi Brad Young tundi rrjetën e Igor Nikiç.

Ai goditi me kokë pas krosimit të Joshua Daniels nga krahu i djathtë, dhe më pas shënoi një gol të ngjashëm në të 28-ën, ku goditi me kokë dhe e dërgoi topin pas shpinës së Nikiçit pa ndonjë problem.

Raste të mira humbën Luka Malesheviq, dy herë Matija Bozhanoviç dhe Bojan Matiç, dhe në anën tjetër në minutën e 39-të, një top i lartë sërish krijoi problem në mbrojtje dhe nuk pati shpëtim.

Goli i tretë u shënua nga TNS pas një goditje nga këndi dhe asistimi me kokë nga Rajan Brobel - Dani Davis bëri më të mirën në tollovi në buzë të zonës së penalltisë së Deçiqit dhe shënoi një rezultat të madh”, shkruan mes të tjera mediumi malazez “Vijesti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat