Koeman: Vonesa në udhëtim nuk do ndikojë te ndeshja nesër

Futboll

Koeman: Vonesa në udhëtim nuk do ndikojë te ndeshja nesër

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 23:27
Ronald Koeman

Ronald Koeman nuk e sheh si problem vonesën enë udhëtim që pësoi kombëtarja holandeze, e cila shkoi me shumë vonesë në Dortmund, duke mos mundur të bënte stërvitje një ditë para gjysmëfinales kundër Anglisë në Kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Në një prononcim të shkurtër për mediet sapo mbërriti në Dortmund, trajneri i Holandës u shpreh se kjo situatë nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen përballë Anglisë.

“Në fund, lojtarët mundën të pushojnë për rreth 2.5 orë në hotel, kështu që nuk ishte aspak problem.

Kjo nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen e nesërme“,-deklaroi Koeman.

Skuadra holandeze duhej të udhëtonte me tren nga Wolfsburg-u për në qytetin ku do të zhvillohet ndeshja me Anglinë, në Dortmund pasditen e kësaj të martë, por ai udhëtim u anulua.

Lojtarëve iu komunikua ky lajm kur ishin në autobus rrugës për në stacionin e trenit.

Skuadra holandeze më pas udhëtoi me avion në mbrëmje.

Konferenca për shtyp që Koeman dhe mbrojtësi Nathan Ake duhej të jepnin në stadiumin “Signal Iduna Park” u anulua për shkak të vonesës. Stërvitja e fundit në prag të gjysmëfinales ndaj Anglisë u zhvillua në Wolfsburg, aty ku qëndroi kombëtarja holandeze gjatë Kampionatit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat