Partizani ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes së Conference League, kundër Marsaxlokk.
Mesfushori, Gjelbrim Taipi ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.
Taipi është dëmtuar në seancën stërvitore të ekipit dhe dhimbjet në kofshë kanë bërë që lojtari të mos jetë i gatshëm për ndeshjen kundër maltezëve. Pavarësisht se do të mungojë nesër, raportohet se 31 vjeçari nuk ka dëmtim të rëndë.
Kujtojmë që Partizani do të luajë mbrëmjen e 11 korrikut përballë Marsaxlokk sfidën e parë për raundin e parë të Conference League. Sfida që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, starton në orën 20:00.