Vllaznia në Reikjavik

Futboll

Vllaznia në Reikjavik

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 12:09
Vllaznia

Vllaznia ka mbyllur dje përgatitjet në Shkodër për ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Konferencës, takim të cilin do ta luajnë nesër në Islandë kundër Valurit.

Delegacioni shkodran, futbollistë, staf, drejtues dhe shoqërues të tjerë që i janë bashkangjitur kuqebluve në këtë udhëtim të largët, pasditen e djeshme kanë marrë rrugën drejt Islandës.

Me një ndalesë në Vjenë dhe më pas drejt Rejkjavikut, aty ku mbrëmjen e së enjtes kuqeblutë do të ndeshen me skuadrën vendëse Valur.

Paraditen e djeshme kuqeblutë janë stërvitur në stadiumin “Loro Boriçi”, seanca e fundit stërvitore në vend dhe sot do të kryejnë një tjetër seancë në Reikjavik. Seanca e djeshme ka qenë me doza më të ulëta kjo, pasi ekipi do të ndërmerrte edhe udhëtimin disi sfilitës drejt vendit ishullor.

Ekipi dhe delegacioni i gjerë, rreth orës 14:00 ka lënë qytetin e Shkodrës për t’iu drejtuar aeroportit të Rinasit. Më pas kuqeblutë do të kenë një ndalesë në Vjenë, nga ku do të marrin një avion tjetër për në Reikjavik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat