Osmani: Luajmë ndaj ekipit më të mirë sllovak

Futboll

Osmani: Luajmë ndaj ekipit më të mirë sllovak

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 12:14
Qatip Osmani

Aventurën e dytë rradhazi në Ligën e Kampionëve, Struga Trim Lum do ta nis nga Bratisllava, aty ku sot do të përballet me shumë herë kampionët e Sllovakisë, Sllovan Bratisllava.

Kjo ndeshje e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin “Tehelné pole”, që ka një kapacitet prej 25 mijë ulëseve.

Futbollistët e Struga Trim Lum veçmë shijuan bukuritë e këtij stadiumi, duke u njohur madje edhe me fushën, aty ku nesër do të duhet të djersisin shumë fanellën “bardhekuq”, për të arritur në fund një rezultat pozitiv, tek i cili shpreson trajneri Qatip Osmani.

“Bëhet fjalë për ekipin më të mirë në Sllovaki, një klub me traditë dhe rezultate shumë të mira, ashtu që neve maksimalisht e respektojmë Sllovan Bratisllavën.

Neve jemi munduar të analizojmë lojën e skuadrës së Sllovan Bratisllava përmes ndeshjeve miqësore që kanë pasur, edhe ndeshjet e fundit në kampionat.

Jemi të vetëdijshëm se nesër krejtësisht ndryshe mund të na dalin në fushë, për shkak disa lojtarëve që i kanë pasur në kampionatin Evropian.” – u shpreh trajneri Osmani, duke aluduar në dyshen e futbollistëve të përfaqësueses sllovake, mesfushorit Juraj Kuçka dhe sulmuesit, David Strelec, që me Sllovakinë arritën të kalojnë grupet, për t'u mundur më pas nga Anglia në ndeshjen e 1/8 së finales, si dhe kapitenin e Gjeorgjisë, Guram Kashia, që gjithashtu me ekipin e tij kombëtarë, arriti të kalojë grupet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat