Egnatia kundër Borcit

Futboll

Egnatia kundër Borcit

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Egnatia arriti që të shpallet për herë të parë kampione Shqipërisë, duke dominuar në një sezon të gjatë dhe të mundimshëm, ndërsa tani është koha që kampionët e Shqipërisë të tregojnë potencialin në Kupat e Europës.

Në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, rrogozhinasit do të luajnë ndaj kampionëve të Bosnjës Borac Banja Luka, në stadiuin Gradski me një kapacitet prej 9 mijë e 730 spektatorësh. Një ndeshje me mjaft interes, që do të transmetohet për të gjithë teleshikuesit në RTSH Sport, duke filluar në orën 21:00.

Për këtë takim, Edlir Tetova ka lënë jashtë dy futbollistë, të cilët nuk i ka përfshirë fare në listë.

Bëhet fjalë për Drame, i cili vazhdon të mos bindë drejtuesit. Ndërkohë lojtari i dytë është Montenegro, i cili prej disa ditësh nuk ëshë stërvitur me ekipin, pasi vazhdon të mungojë. Sa i përket arbitrave, do të jetë një treshe polake me kryesor Daniel Stefanski, ndihmuar nga Daëid Golis dhe Mikal Obukoviiq..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat